Vendosni fjalën kyçe....

Problematikë me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në KZAZ-në 34 në Tiranë, mungon kartoni ku mbështetet fleta e votimit


Në KZAZ 34 numër 34 në njësinë nr.4 në kryeqytet është shfaqur një problematikë me shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Kartonat ku mbështet fleta e votimit në kutinë e fshehtësisë mungojnë në më shumë se gjysmën e QV te kjo KZAZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është lajmëruar disa orë më parë por problematika akoma nuk aështë zgjidhur. Nëse nuk zgjidhet më vonë, rrezikohet që votimi të filloje me vonese ditën e nesërme.

Një problemaikë tjetër në këtë KZAZ ka qenë edhe mungesa e energjisë elektrike e cila pengonte shikimin për komisionerët të vulave dhe firmave por që është zgjidhur më vonë me rikthimin e energjisë. Ndërsa problematika me mungesën e kartonit në kutinë e fshehtësisë vijon të jetë mangësi në KZAZ-në 34.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *