Vendosni fjalën kyçe....

Policia shpall në kërkim kandidatin për deputet të LSI-së në Tiranë, Etjon Joka


Shpallet në kërkim kandidati për deputet të LSI-së në Tiranë, Etjon Joka. Ai u shfaq në disa video duke ofruar lekë në këmbim të votës për të dhe forcën politike ku bën pjesë.

Në një video të publikuar nga Top-Channel,  Etjon Joka që është i 22-ti në listën e Tiranës shfaqet duke ofruar lekë e duke i mësuar personat si ta votojnë.

Disa ditë më parë, Joka ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ kashkë me kryetaren e LSI-së Kryemadhi e disa kandidatë të tjerë të kësaj force politike.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, të shtetasit E. B., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,” shtetasin E. J., 32 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik për qarkun e Tiranës.

Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe  rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e shtetasit E. J.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”,  dhe në ngarkim të shtetasit E. J., për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *