Vendosni fjalën kyçe....

“Po shpërndan sot tollona nafte për vota” – PD e Vlorës kallëzon në prokurori zyrtarin e Agjencisë së Bujqësisë


PD-ja e Vlorës ka kallëzuar në prokurori një zyrtar të Agjencisë Rajonale të Shërbimit Veterinar.

Fejzi Nezha, shefi i Sektorit të Extensionit Bujëqsor është kallëzuar pasi sipas PD-së së Vlorës, ditën e sotme personi në fjalë ka shpërndarë tollona nafte te fermerët në këmbim të votës.

PD-ja e ka shoqëruar kallëzimin e saj në prokurri me prova filmike, që sipas saj vërtetojnë akuzat e saj.

Më herët, PD-ja e LSI-ja e Sarandës akuzuan Kadastrën e qytetit se po shpërndante sot certifikata legalizimi në shkelje të ligjit duke i përdorur ato për të blerë vota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *