Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Braçes: Në strukturën e PD-së për mbikëqyrje në Divjakë persona me rekorde kriminale, prokuroria të hetojë menjëherë


Zv.kryeministri Braçe, njëherazi kreu i listës në Qarkun e Fierit ka denoncuar PD-në se ka autorizuar për mbikëqyrje territori dy persona me rekorde kriminale.

Sipas Braçes, dy nga persona në listë janë me rekorde kriminale për armëmbajtje pa leje, kultivim droge e shkatërrim prone.

Më tej numri dy i qeverisë thekson se ndërsa PD-ja foli për patronazhistët e PS-së duke deformuar rolin e të vërtetën kanë organizuar e autorizuar me dokumente kriminelë të dhunshëm për mbikëqyrjen e territorit.

Ne denoncimin e tij Braçe thotë gjithashtu se njëri prej tyre ka identitet të rremë dhe se jeton me shtetasen Elsa Bita, që sipas tij sulmoi sot për të prishur një amtivitet trajnimi për komisionerët e PS-së.

Ai i bën thirrje prokurorisë së Lushnjës që të hetojë menjëheë atë që ai e quan një strukturë kriminale në Divjakë.

Reagimi i Braçes

“TJETER PROVE KRIMI!

KRIMINELE NE STRUKTUREN E PD DIVJAKE PER “MBIKQYRJE”! Shiheni kete leter te vulosur me VULEN E PD, nga PARTIA DEMOKRATIKE; Konfirmon ngritjen e struktures se MBIKQYRJES SE TERRITORIT per nevoja te zgjedhjeve!

Shihini emrat;

MES TYRE, jane dy shtetas me REKORDE TE RENDA KRIMINALE:

ARMEMBAJTJE PA LEJE, KULTIVIM E TRAFIKIM DROGE, SHKATERRIM PRONE ME DJEGIE E GRABITJE!

Shiheni perseri letren;

PD I AUTORIZON KETA KRIMINELE PER QARKULLIM JASHTE ORARIT TE NDALIM QARKULLIMIT PER CDO SHTETAS!

Qellimi;

MBIQYRJA E TERRITORIT!

Kuptoni apo jo?

Keta funderrina qe folen per patronazhiste duke deformuar plotesisht rolin dhe te verteten,

KANE ORGANIZUAR E AUTORIZUAR ME DOKUMENTA KRIMINELE TE DHUNSHEM PER MBIKQYRJE TE TERRITORIT!

Doni me per kete organizate kriminale?

Pritni dhe pak;

Njeri prej tyre ka identitet te rreme, ka kryer nje martese fiktive ne Tirane per te marre identitet tjeter, nderkohe, rezulton qe jeton pikerisht me shtetasen qe sulmoi sot per te prishur nje aktivitet trajnimi te komisionereve te PARTISE SOCIALISTE!

Eshte egzakt shtetesja qe eshte bere hit ne mediat e SALI BERISHES E LYLEZIM BASHES PER LOKSACION-TERHEJE KYCI!

Ky takem krimi eshte!

I KERKOJ PUBLIKISHT PROKURORIT TE LUSHNJES TE HETOJ MENJEHERE KETE STRUKTURE KRIMINALE OPERATIVE NE DIVJAKE!

Ja ku i ka provat!

Dosjet kriminale gjenden lehtesisht per keta horra!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *