Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Lumit të Vlorë kundërshtojnë projektin e Shushicës


Banorët e krahinës së Lumit të Vlorës janë ngritur në protestë për të katërtën herë radhazi, duke mbajtur pankarta në duar me sloganin “Larg duart nga Shushica”, për të kundërshtuar projektin e ndërmarrë nga qeveria që prej janarit të vitit të kaluar.

Ata kanë kundërshtuar pezullimin e projektit të ujësjellësit që do të marrë ujin nga burimi i lumit Shushica për të furnizuar banorët e bashkisë së Himarës. Sipas tyre, lumi Shushica është burimi i vetëm jetësor për këto zona, duke vaditur tokat, ofruar ujë për bagëtitë dhe për t’i dhënë një dimension turistik për bukurinë dhe pastërtinë e zonës së tij.

Ata kanë bërë thirrje kryeministrit që të rishikojë këtë projekt, një investim prej 9.5 milionë eurosh, dhe ta ndalojë si një investim të panevojshëm.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon. Protesta ka vazhduar për më shumë se një orë te ura e Laskos në Kuç e shoqëruar me reshje shiu.