Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja/ Bino: Vaksinat kanë datën e prodhimit. Reagon Shehu: Shqiptarët po bëjnë vaksinat të skaduara, data e stampuar e vërteton


Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu është ‘përplasur’ lidhur me vaksinat anti-Covid të ardhura në Kina që po përdoren për procesin e vaksinimit.

Sipas shefes së Qendrës për Sëmundjet Infektive, Silva Bino, vaksinat e ardhura kanë të stampuar në to datën e prodhimit e jo të skadimit.

Ajo shkruan se ato janë prodhuar në 4 prill 2021 e 6 prill 2021 ndërsa skadojnë më 19 shkurt 2022. Pas sqarimit të Binos ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Tritan Shehut, i cili thekson se çdo produkt mjekësor ka të detyrueshëm vendosjen e datës së skadencës ndërsa të prodhimit mund ta ketë ose jo.

Ai bën thirrje që kjo çështje të hetohet plotësisht dhe me urgjencë pasi sipas tij shqiptarëve po u bëhen vaksina të skaduara.

Reagimi i Shehut

“Genjeshtra me bisht te zedhenesve te Rames per vaksinat e skaduara kineze te shkruara ne turqisht dhe pa asnje certifikim nderkombetar! Lexoj tashti nje justifikim qesharak: Data 4/04/2021 qenka data e prodhimit e jo skadences!,

Atehere ku eshte shkruar data e skadences!?

Cdo medikament ne radhe te pare, te dukeshme ka daten e skadences, te prodhimit mund ose jo ta kete, ky eshte nje detyrim ligjor. Keta vaksina sipas tellalleve qenka prodhuar me 4 prill…Si eshte e mundur qe po keto jane konstatuar edhe ne Berat me 17 prill! Si e pse keto u prodhuan, u eksportuan e arriten ne Berat ne pak dite, kur sipas tellalleve koha u priste se “skadojne” me shkurt te 2022!?

Nga ana tjeter vete Rama del e i pret ne Rinas me 25 mars….para prodhimit sipas tellalleve!. Pra sic duket ato kane arritur ne Shqiperi ne fund te skadimit, kur duheshin shkaterruar! E tashme u injektohen shqiptareve jo vetem te pa certifikuara, por dhe te skaduara. Pa asnje dyshim kjo ceshtje kerkon nje bllokim te ketij kontigjenti e hetim te plote.” – shkruan Shehu.

Reagimi i Binos

“Veç për sqarim, datat e paraqitura tek Vaksinat ndaj COVD-19 Coronavac 600U janë datat e prodhimit dhe paketimit. Për njërin lot është data 06/04/2021, ndërsa për lotin tjetër është data 04/ 04/ 2021. Ndërsa data e skadencës është 19/ 02/ 2022. Në kutinë ku paketohen flakonet data 13/ 01/ 2021 është data e aprovimit për përdorim emergjent në Turqi. Të gjitha Njësitë Vendore të kujdesit Shëndetësor janë informuar me shkresë zyrtare nga ISHP dhe më tej ato kanë informuar çdo pikë vaksinimi.”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *