Vendosni fjalën kyçe....

Fico e ISHP-së i përgjigjet Tritan Shehut: Përdorimi i vaksinimit për fushatë përpjekje e dështuar, vaksinat e ardhura janë të sigurta


Institutit i Shëndetit Publik e ka quajtur përpjekje të dështuar përdorimin e procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës elektorale.

Reagimi i ISHP-së është përgjigje për kandidatin e PD-së në Qarku e Gjirokastrës, Tritan Shehu.

Më tej ISHP-ja bën me dije se vaksinat e ardhura në vend janë të sigurta dhe kushtet e ruajtjes e të shpërndarjes së tyre janë brenda standareve teknike të kërkuara.

Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore është një përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët, nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’iu kthyer jetës së dëshiruar prej 14 muajsh. Vaksinat janë të sigurta, ato janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standarteve të ruajtjes. Sjellja e tyre është kryer nën mbikqyrjen e agjensive përkatëse dhe janë të shoqëruara me të gjithë dokumentacionet që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e tyre. Kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standarteve teknike, siç është vepruar me të gjitha vaksinat, për dekada të tëra. Indeksi më i lartë i këtyre praktikave është mbulesa vaksinale në Shqipëri dhe kërkesat e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID -19. Autoritetet shëndetësore kanë garantuar vaksina të sigurta dhe po vijojnë me aplikimin e tyre, sipas planit kombëtar të vaksinimit. Çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve! Vaksinohuni! Vaksinimi shpëton jetë!” – thuhet në reagimin e ISHP-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *