Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KQZ-së: Sanksione të rënda për shit-blerjen e votave, telefonat ndalohen në qendrat e votimit


Më pak se 24 orë nga votimet dhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka paralajmëruar për sanksione të rënda për shit-blerjen e votës.

Në një deklaratë për mediet, Celibashi tha se: “Ka pasur thirrje të herë pas hershme nga KQZ dhe faktori ndërkombëtar, por edhe faktorë të tjerë politikë për t’i thënë ndal fenomenit të shit-blerjes së votës. Ne nuk kemi mundësi që kjo problematikë qëndron, por si ai që e shet dhe ai që e blen votën është në pozitën që nesër, pasnesër, do të provohet do të ketë sanksione të rënda. Shpresoj që kjo të dëgjohet sepse më shumë se kaq KQZ s’ka ç’të bëjë këtë problematikë. Këto fenomene edhe pse ekzistojnë nuk janë në masën që të vendosin në dyshim integritetin e procesit zgjedhor.”

Celibashi u bëri thirrje qytetarëve të mos paraqiten në qendrat e votimit me telefonë celularë, pasi kjo sipas tij është e patolerushme. 

“Në ditën e votimit, asnjë votues, nuk duhet të paraqitet me telefon celular në qendrën e votimit. Kjo nuk lejohet. Është një masë parandaluese në kuadër të luftës dhe përpjekjeve që të gjithë po bëjnë ndaj shit-blerjes së votës.”- tha Celibashi.

Ai tha se qytetarët nuk do të kontrollohen, por nëse evidentohen me telefona në duar, do të jetë e barabartë me kryerjen e aktit të fotografimit të fletës së votimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *