Vendosni fjalën kyçe....

Replikat me ambasadoren Kim, Meta: I dua SHBA-të, por nuk impresionohem nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht


Në Konferencën e sotme për mediet, presidenti Ilir Meta tha se i do SHBA-të si vend të lirisë dhe demokracisë, por shton se nuk impresionohet nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas replikave në distancë që pati me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Ai iu referua dhe deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç që e konsideroi kreun e opozitës në Shqipëri Lulzim Bashën, një “kukull” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Lidhur me çështjen e SPAK-ut e di që janë shumë të ngarkuar. Tani siç i dini ju, presidenti i Serbisë ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë. Doli me parrullën që Lulzimi është kukull e doktorit, por kishte edhe sondazhe të besueshme nga Batoni që është njeriu i besueshëm, edhe tha që aty janë në Shqipëri. E të gjitha këto janë pjesë e këtij skenari që të tjetërsohet vullneti i popullit shqiptar.

Kam respekt për partnerët ndërkombëtar. I dua SHBA-të sepse ata na kanë frymëzuar për liri dhe demokraci dhe jam i angazhuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE sa më shpejt. Edhe kjo do të ndodhi se s’bën. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës. Shqipëria do të shndrisë. Tani prokurorët, policët të bëjnë detyrën.

Nuk impresionohet presidenti i Shqipërisë nga të gjithë lobistët që flasin anglisht edhe mendojnë serbisht. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Qytetarët janë ndërgjegjësuar që vota e tyre është fuqia e tyre. Shqipëria do të jetë model i demonstrimit të sovranitetit të popullit të Shqipërisë. Kështu që ju falënderoj shumë dhe ju ftoj të jeni në gatishmëri që të parandalojmë çdo incident. Të merren masa urgjente për të gjithë prokurorët që kanë bërë ping-pong me kallëzimin e PD. Boll u bë ping-pong me dosjen e Shijakut dhe Dibrës, duhet të ishin në burg ata që i porosit ai të bëjnë tërmet, le ta provojë ta bëjë tërmet në Vlorë.”- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *