Vendosni fjalën kyçe....

Donald Lu propozohet për postin e rëndësishëm nga administrata e Joe Biden


Ish-ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu, pritet të marrë një post me rëndësi nga administrata e presidentit Joe Biden.

Aktualisht ai është ambasador në Republikën e Kirgistanit, por Biden e ka propozuar si Ndihmës Sekretar të Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore. Ky post mbahej më parë nga Alice Wells e cila doli në pension vitin e kaluar.

Ish-ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, ka reaguar në një postim në Twitter për postin e ri të Lu-së, duke e cilësuar atë si një zgjedhje brilante.

Lu ka qenë ambasador i SHBA-ve në Republikën e Kirgistanit që nga viti 2018 dhe më parë ka qenë ambasador në vendin tonë. Ai ka qenë në krye të Ambasadës Amerikane në Tiranë nga 6 janari i vitit 2014 deri më 18 shtator 2018.

Për një kohë ai ka qenë dhe Zëvendës Shefi i Misionit në Ambasadën e SHBA-ve në New Delhi. Ai gjithashtu ka mbajtur pozicione në Gjeorgji dhe Pakistan, sipas një biografie të publikuar nga Shtëpia e Bardhë. Lu do të duhet të konfirmohet për rolin e tij nga Senati.

Ai flet dhe lexon në gjuhën shqipe, ruse, azerbajxhanase, gjeorgjiane, gjuhën krio-të Afrikës Perëndimore, hindi dhe urdu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *