Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama paralajmëron: Ilir Meta ose do japë dorëheqjen, ose do e shkarkojmë ne


Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të shkarkojë nga detyra presidentin Ilir Meta, pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Open” mbrëmjen e kaluar, Rama tha se pas 25 prillit ka vetëm dy skenarë për Metën, ose ai të japë dorëheqjen nga posti i presidentit e të largohet vetë, ose maxhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e tij.

 “Ne do ta lexojmë votën e shqiptarëve, do ta lexojmë patjetër dhe ka dy skenarë. Njëri skenar është që Meta që përbetohet se është një burrë që mban fjalën, të japë dorëheqjen sepse rezultati do të flasë dhe të largohet vetë.

Skenari tjetër është që ne të nisim procedurën për shkarkimin e Ilir Metës me Parlamentin tjetër. Për arsyen e gjithë degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidentit. Ka kaq shumë fakte, sa frika e vetme është se çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces, do të mendojë se këtu rasti është çështje e spitalit neuropsikiatrik dhe jo e politikës. Këtu nuk flasim për dekret, këtu po flasim për një përfshirje brutale në procesin zgjedhor. Për një nxitje për dhunë, për të gjitha llojet e veprave që jo vetëm një president po asnjë…”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *