Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Të dielën Vlora t’i tregojë Presidentit që nuk ka parë gjë akoma


Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fushatës nga Vlora, ka sulmuar sërish Presidentin Ilir Meta duke thënë se nga ky qytet nuk ka parë gjë akoma.

Rama kaloi parashikimet në këtë qark duke kërkuar që të marrë 9 mandate një më shumë se numri në të cilin qëndron vetë.

“Unë sot e kuptova që nga Vlora nuk kam parë gjë akoma. Unë sot ju kërkoj ju që jeni këtu dhe të gjithë atyre që para se të jenë socialistë, demokratë, të majtë, të djathtë, të kënaqur, të pakënaqur, janë vlonjatë, që të dielën t’i tregojnë tërë Shqipërisë dhe sidomos atij turpi kombëtar që quhet President, që nuk ka parë gjë akoma.

Më pyeti një ditë Damiani, më tha ore na mbeti Likja në Vlorë, i thash është ajo puna e derës së xhamisë, ka shkuar te dera e xhamisë dhe në 25 prill Vlora do ja lërë përgjithmonë historisë, atë, Saliun, Lulin, Monikën dhe tërë paçavuret që na janë qepur mbrapa 30 vite. Nëse na jepni 9 mandate do të bëjmë 12 herë më shumë për Vlorën”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *