Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Marifetçiu Becchetti jo vetëm që s’do marrë asnjë qindarkë nga Shqipëria, po do paguajë


Kryeministri Rama ka thënë sot se Francesco Becchetti, të cilit iu referua e nofkën ‘Marifetçiu’, jo vetëm që nuk do marrë asnjë qindarkë nga Shqipëria, po madje do paguajë.

I ftuar në emisionin ‘Arnautistan’ me gazetarin Mustafa Nano, kreu i qeverisë nuk dha hollësi të mëtejshme duke thënë se këtë gjë do e zbulonte në një moment të dytë.

Pak ditë më parë Gjykata e Arbitrazhit vendosi përfundimisht që Shqipëria t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit italian Francesco Becchetti, pas mbylljes së televizionit të tij Agon Channel nga qeveria shqiptare, shumë që rritet vit pas viti deri në shlyerjen e saj.

“Ai marifetçiu, jo vetëm që nuk ka për të marrë, por do paguajë. Ka një strategji të cilën unë nuk ta zbuloj dot. Kjo është shah. Ka një lëvizje, pastaj ka një lëvizje tjetër. Unë s’them dot asgjë. Ai s’ka për të marrë lekë nga Shqipëria por do i paguajë lekë vendit. Nuk e zbuloj dot tani lëvizjen por në çastin e duhur kjo do ndodhë.” – i tha Rama gazetarit Nano.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *