Vendosni fjalën kyçe....

Rama për dëmshpërblimin 110 milionë euro të Becchetti-t: Marifetçiu, Ilir e Saliu do marrin atë që s’thuhet e s’hahet, asnjë lek s’do paguajnë shqiptarët


Kryeministri Rama tha nga Tepelena se biznesmeni Francesco Becchetti, të cilit iu referuar si marifetçiu i paskrupullt nuk do marrë asnjë lek nga Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për deputet në qarkun  e Tepelenës, kreu i qeverisë theksoi se Ilir Meta dhe Sali Berisha ishin më të gëzuarit ndaj një gjyqi të humbur ndaj Becchetti-t duke ritheksuar se ky i fundit bashkë me Metën e Berishën do marrin atë që nuk thuhet.

“E dini kush ishin më të gëzuarit për një gjyq të humbur ndaj marifetçiut të paskrupullt? Ishin Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ndërkohë që kemi fituar tre gjyqe ndaj atij marifetçiu. Ata shpërndajnë trakte lart e poshtë se tani shqiptarët do paguajnë nga xhepi 110 milionë euro. Ai marifetçiu i paskrupullt, bashkë me Ilirin e Saliun do marrin atë që nuk thuhet, që nuk hahet, që mbetet po nuk hahet. Asgjë tjetër s’do marrin nga xhepi i shqiptarëve dhe Shqipëria. Marifetçiu i paskrupullt është një person i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe s’do e lejojmë të fusë duart në xhepat e shqiptarëve.” – tha Rama nga Tepelena.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *