Vendosni fjalën kyçe....

Gjoba 120 milionë euro, roli i dyshimtë i Avokaturës së Shtetit në gjyqin ndaj Becchetti-t në Arbitrazh (Video)


Përveç përgjegjësisë së zyrtarë më të lartë të qeverisë lidhur me gjobën marramendëse prej 120 milionë eurosh në aferën Becchetti, ekspozon një rrjet të mirëfilltë konflikti interesi e transaksionesh të dyshimta rreth Avokaturës së Shtetit.

Në 23 janar 2015, Avokatura e Shtetit nis procedurat për gjetjen e kompanisë që do mbronte Shqipërinë në Arbitrazh për dy paditë e ngritura nga Becchetti.

Më 13 shkurt 2015, Avokatura e Shtetit që asokohe drejtohej nga Alma Hiçka, shpall fituese studion angleze ‘Wragge Lawrence Graham & Co’ me çmimin rekord 2.2 milionë euro.

Por tenderi ngriti dyshime edhe brenda qeverisë duke qenë se ish-ministri i Drejtësisë Naço i kërkon Hiçkës informacion pse kishte ndjekur dy standarde të ndryshme në përzgjedhjen e fituesve në dy paditë e Becchetti-t. Më herët një nga kompanitë pjesëmarrëse në tender ishte ankuar lidhur me garën.

Bëhet fjalë për studion Derains & Gharavi, e cila e kishte përfaqësuar Shqipërinë në disa çështje arbitrazhi, të gjitha të fituara por Avokatura e Shtetit e kishte skualifikuar nga gara. Studioja në fjalë akuzonte Avokaturën e Shtetit për konflikt të drejtpërdrejtë interesi.

Një vit më vonë, ish-ministri i Infrastrukturws Gjiknuri miratoi një projektvendim për t’i dhënë 2 milionë euro shtesë studios britanike ‘Wragge Lawrence Graham & Co’. Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, i kërkoi informacion Gjiknurit lidhur me kostot shtesë prej 2 milionë eurosh.

Gjiknuri e justifikon pagesën me kostot shtesë për ekspertët e paguar nga studioja avokatore. Për 1 vit e gjysmë kjo përpjekje e qeverisë u bllokua nga Manjani por pas largimit të tij konflikti u zgjidh dhe rruga për pagesat u zhbllokua.

Në qershor e korrik 2018 qeveria miratoi dhënien e 2 milionë eurove shtesë studios britanike duke e çuar në 4.2 milionë euro pagesën duke e bërë pagesën më të shtrenjtë juridike.

Ndër kompanitë që kanë përfaqëuar Shqipërinë në procesin ndaj Beçhetti-t është edhe studioja ‘Haxhia & Hajdari’ në cilësinë e nënkontraktorit nga studioja britanike.

Kjo studio është themeluar në vitin 1992 ndërsa në shkurt 2013 asaj i është bashkuar Envi Hiçka, bashkëshorti i Avokates së Shtetit, Alma Hiçka. Envi Hiçka ka qëndrua një vit si ortak në këtë kompani e më pas i ka shitur 5% të aksioneve të tija për 5 mijë lekë.

Në rastin e procesit ndaj Becchetti-t, faktet janë këto.

Avokatura e Shtetit përzgjodhi në mënyrë të dyshimtë studion britanike duke i paguar asaj shumën rekord prej 4.2 milionë eurosh.

Studioja britanika ka pajtuar si nënkontraktor studion ‘Haxhia & Hajdari’ në të cilën bashkëshorti i ish-Avokates së Shtetit ka qenë ortak.

VINI RE: Citimet janë shkëputur nga materiali video i MCNtv


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *