Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Dua të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, bashkëpunimi me Bashën nëse shkëputet nga Berisha e Meta


Kryeministri Rama tha se mandati i tretë është për shqiptarët dhe se projekti duhet të vijojë.

I ftuar në emisionin ‘Arnautistan’, kreu i qeverisë theksoi se e kishte parashikuar një rritje të PD-së që sipas tij ka ardhur nga dobësimi i LSI-së.

Ai ritheksoi bashkëpunimin me PD-në duke shtuar se kjo do ndodhë vetëm në rast se kreu i PD-së, Basha, do shkëputet nga Sali Berisha e Ilir Meta.

“Projekti duhet të vazhdojë dhe jam këtu për projektin. Do më vinte keq nëse do mbetej në mes. Shqipëria ka nevojë për një opozitë tjetër nga kjo që ka por kjëtë s’e krijoj unë. Por mandati i tretë i PS-së, që do e marrim sigurisht. LSI-ja nuk është opsion për askënd. Lulzimi është thjesht i marrë peng. Rritjen e PD-së e kishim parashikuar sepse ka ardhur nga shfryrja e LSI-së. Bashkëpunimi me PD-në fillon me parimin që opozita nuk është gjatë gjithë kohës për të bërë destuksion. Por nevoja për unitet e komplementaritet është nevoja psikologjike e shqiptarëve është nevojë edhe për ne, për mua. Shqipëria përtej pandemisë do jetë tjetër. Dua të jem kryeministri i të gjithëve jo vetëm i një pjese. Flas në frymë, në qasje. Që politikanët të mos jenë mëngjes, drekë e darkë pjesë e përditshmërisë së shqiptarëve. Kushti për ëtë është ndarja e Lulzim Bashës nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *