Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nëse më duhet të formoj një qeveri të hallit do largohem


Kreu i Qeverisë, Edi Rama në një debat në emisionin “Opinion” deklaroi se do largohet nëse do i duhet të ndërtojë një qeveri të “hallit” do largohet.

Sipas Ramës mëse mandati nuk do jetë i qartë për të bërë realitet projektin e tij do japë dorëheqjen.

Norma në demokraci është që partia e parë është partia fituese. Dhe normalisht ai që ka numrin më të madh të votave, merr mandatin. Ai figura, shoku im atje në Hagë, e ka mandatin e katërt…Merr 23% dhe ka 6 muaj rri i rrotullon ata, i bën. Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë realitet projektin, për t’u thënë shqiptarëve: më jepni 4 vjet t’ju jap një Shqipëri tjetër, unë nuk jam. Ti realizon ëndrrën, “Rama ik”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *