Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar SPAK-un për Lapsi.al: Të mos i preken serverat


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur të urdhërojë Shqipërinë të mos zbatojë vendimine gjyqtares Iliriana Olldashi për sekuestrimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike të gazetarëve te Lapsi.al.

Lajmi është pohuar nga avokati Dorian Matlija pasi ai dorëzoi kërkesën për llogari të gazetarëve të Lapsi.al, të cilët kanë apeluar vendimin e Olldashit.

“Më 21 prill 2021, Gjykata (gjyqtari në detyrë), vendosi, në interes të palëve dhe të kryerjes së përshtatshme të procesit para saj, t’i tregojë Qeverisë së Shqipërisë nën Rregullin 39 se autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit nr. 131, dt. 18 Prill të Gjykatës së Shkallës së Parë të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit për sekuestrimin e pajimeve të magazinimit të të dhënave dhe kompjuterëve/të dhënave elektronike që i përkasin aplikantit..” – shkruhet në letër.

Matlija i tha BIRN se vendime të tilla merren nga Gjykata e Strasburgut vetëm në rrethana ekstreme kur rrezikohet jeta apo të drejtat shumë thelbësore në mënyrë të rëndë dhe të pariparueshme.

“Në dijeninë tonë, ky është vetëm rasti i dytë që Gjykata jep një vendim të tillë për çështje të lirisë së shprehjes. E para më 2018 kundër Ukrainës dhe e dyta kjo sot.” – tha Matlija.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *