Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Kushdo që pengon votën e lirë të ndiqet pa përjashtim, askush s’është mbi ligjin


m

 

Pas një dite incidentesh të lidhura me fushatën zgjedhore, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka takuar prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe kreun e SPAK-ut Arben Kraja.

Ajo thotë se mesazhi që ka përcjellë në këto takime, është se ata persona që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të ndiqen.

“Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK, Kraja, u takova dje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin.”– deklaroi ambasadorja Kim.

Ky mesazh i fortë vjen një ditë pas një sërë incidentesh të ndodhura në Tiranë (rasti i shpërndarjes së ushqimeve në Vaqarr), Vlorë (të shtënat me armë në një lokal), Pocem (dhuna ndaj anëtarit të LSI-së) dhe Elbasan (ku pati edhe humbje jete). Pas incidentit në Elbasan, ambasadorja u kishte bërë thirrje për vetëpërmbajtje palëve politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *