Vendosni fjalën kyçe....

Gruas në SHBA i vihen prangat në stadium pasi refuzoi të vinte maskën (Video)


Një grua që ndiqte një ndeshje futbolli në Logan, Ohio u arrestua nga një oficer policie pasi refuzoi të mbante maskë.

Një oficer policie iu afrua gruas së identifikuar si Alecia Kitts dhe i tha të vinte maskën nëse donte të ndiqte ndeshjen. Pavarësisht se ajo tha se kishte astmë dhe nuk mund të mbante maskë, oficeri i kërkoi me ngulm që ta vinte një të tillë.

Në pamjet e grindjes që pasoi, oficeri përpiqet të ndalojë dhe të largojë Kitts nga shkallët, por ajo nuk pranon dhe përfundimisht i vihen prangat dhe nxirret jashtë.

Policia tha se gruaja e re u lirua nga paraburgimi në të njëjtën ditë por po akuzohet për shkelje kriminale dhe një mori akuzash të tjera ndërsa incidenti është nën hetim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *