Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e pazakontë, studentët koreanojugorë rruajnë kokën para ambasadës japoneze kundër hedhjes së ujërave bërthamore në oqean


Më shumë se 30 studentë në kryeqytetin e Koresë së Jugut kanë rruar kokat para ambasadës japoneze për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj planit të Tokios për të hedhur më shumë se një milion ton ujëra të ndotur bërthamorë në oqean.

Të martën, turma u mblodh rreth ambasadës japoneze në Seul për të parë studentët e kolegjit që rruan kokën në shenjë proteste, duke i bërë thirrje Tokios që të hidhte poshtë planet e për të hedhur ujërat e ndotura bërthamore nga termocentrali i shkatërruar i Fukushimës në oqean.

Ndërsa kokat e tyre ishin të rruara, studentët kishin veshur çarçafë mbrojtës të mbuluar me mesazhe për kauzën e tyre. Një lexonte: “Qeveria Japoneze duhet të anulojë menjëherë planin për hedhjen e ujit të ndotur” dhe “Ne do të vazhdojmë të protestojmë derisa Japonia të ndalojë shkarkimin e ujit të ndotur.

Turmat hasën një prani të konsiderueshme të policisë, që u përpoq të largonte protestuesit dhe të zbatonte masat Covid-19, sipas të ci;ave nuk lejohet tubii i më shumë se 10 personave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *