Vendosni fjalën kyçe....

Polici Derek Chauvin shpallet fajtor për vrasjen e George Floyd


Jepet dënimi për ish-oficerin e policisë Derek Chauvin, që u akuzua se i shkaktoi vdekjen afro-amerikanit George Floyd ndërsa e arrestonte.

45 vjeçari Chauvin, u shpall fajtor për të gjitha akuzat – vrasje e shkallës së dytë dhe të shkallës së tretë. Dënimi maksimal për vrasje të shkallës së dytë është burgimi jo më shumë se 40 vjet. Megjithatë Gjykatësi Cahill njoftoi që vitet e dënimit do të jepeshin në rreth tetë javë.

Veshur me një kostum gri, një kravatë blu dhe një maskë, Chauvin vetëm rrudhi vetullat pak kur u lexua vendimi.

Pas shpalljes së policit fajtor nga gjykata, u dëgjuan brohoritje nga turma e protestuesve që ishin mbledhur jashtë.

Ky gjyq në Minneapolis ka qenë një nga çështjet më të vëzhguara të gjykatës amerikane në vite, dhe erdhi në një kohë thirrjesh për përgjegjësi më të madhe nga policia që vriste njerëzit me ngjyrë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Familja e Floyd mbajti një konferencë për shtyp menjëherë pasi u shpall vendimi, ku ata u bashkuan me Al Sharpton, aktivistin për të drejtat civile dhe avokatin e tyre Benjamin Crump.

“Ndjehem i lehtësuar sot që më në fund kam mundësinë të shpresoj të fle pak.”– tha Philonise Floyd, vëllai i George, citon FT.

Presidenti Joe Biden telefonoi familjen e Floyd pas vendimit. “Të paktën Zot, tani ka njëfarë drejtësie.”– u tha ai atyre. Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, Biden shprehu lehtësim për vendimin e gjykatës.

Ai tha se ky mund të ishte “një moment i ndryshimit të rëndësishëm” dhe kërkoi reformë të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *