Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas incidentit në Fier me banerin: Kandidatët e LSI-së të mos bien pre e provokimeve


Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit të kandidates së LSI-së, Kejdi Mehmetaj, se policët bashkiakë në Fier po heqin banerat e LSI-së pasi kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë atje një takim elektoral.

Meta iu bën thirrje kandidatëve të LSI-së që të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake, por ta kalojnë me urtësi këtë moment.

Ai paralajmëron gjithashtu se nëse preket vota më 25 prill, autorët do të ndiqen këmba-këmbës.

 “U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.”– shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *