Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë tha Mehmetaj për incidentin me banderolat: Godina private, e kemi marrë me qera


Kandidatja për deputete e LSI-së Kejdi Mehemtaj në një prononcim për mediat, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në incidentin me policët bashkiakë të Fierit që u hoqën banderolat.

Mehmetaj tha që baneri është hequr që të mos shihej nga kryeministri Rama i cili do të zhvillojë një takim elektoral më vonë sot në Fier.

Ajo tregon se godina ku ishte vendosur baneri ishte marrë me qira nga LSI-ja dhe kanë vendosur aty material propagandistike duke respektuar ligjin. Por sot sipas saj i hoqën punonjësit e Bashkisë si hajdutë.

“Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, ne kemi marrë me qera ambientet e godinës private te ish-banka e Fierit, përpara një noteri. Vendosëm materialet tona në këtë zyrë. Mund të sihni që njëjtë me zyrën tonë, është e veshur me fytyrën e Ramës. Ata s’kanë as kontratë qiraje.

Në datë 15 na dërgon Bashkia një shkresë për të hequr banderolën pa asnjë arsye, pa asnjë shpjegim.

Ku i paraqesim gjithë aspektin ligjor, ku jemi mbështetur. Kam pasur një konsultim me KQZ-në para se të hartoj këtë shkresë. Pata konsultim me avokatë, që më kanë thënë se jam në përputhje me ligjin. Sot në mëngjes kur ishim të shpërndarë në takimet e fundit të fushatës, na lajmërojnë si hajduta me shkallë, nuk kërkuan as të hapnin derën, dëmtuan banerat dhe materialet tona.

Kam ardhur me kolegët e mi e kam kërkuar shpjegim. Punonjësit ishin të Bashkisë, punonjësit e policisë bashkiake thanë mos na u drejtoni ne, drejtori na tha hajde të sqarojmë, nuk na sqaroi gjë.

Filluan me provokatorë të policisë, kërkuam takim me kryebashkiakun që është më burracak se Rama. Se kuptoj çështje ky provokim 3 ditë para zgjedhjeve.”- deklaroi Mehmetaj.

E dyta në listën e LSI-së për qarkun e Fierit, Mehmetaj thotë se sot ka pasur presion ndaj qytetarëve fierakë për të marrë pjesë në takimin e Ramës.

“A e dini presionin që është bërë sot për të marrë njerëzit në takim. Materialet aty nuk u përdhos askush. Do i drejtohemi Prokurorisë, kam vënë në dijeni KQZ. E kam denoncuar dje në darkë në 12 të natës, me foto e video, ku punonjës të Bashkisë dhe kanë vendosur aty tek rruga, banderola, se këto janë ambiente publike. Jo vetëm janë vendosur, por janë vendosur nga duart e punonjësve bashkiakë. Bashkia e Fierit është kthyer si zyra e PS-së.

Banerat u dëmtua, jo vetëm i hoqën por i grisën. Edhe ata që po i vendosën janë simpatizantë të LSI. Policia Bashkiake s’ka vijuar me provokime. Ne të qetë në punën tonë, ata në të tyren. Po rivendoset banderola. Do të vijojmë takimet tona elektorale.”– u shpreh Mehmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *