Vendosni fjalën kyçe....

Milan mposht Interin në derbi, rikthehet fuqishëm në garën për titull


Milani ka fituar derbin ndaj Interit mbrëmjen e sotme me një përmbysje spektakolare. Të parët që kanë shënuar kanë qenë zikaltrit me Perisiç në pjesën e parë.

Kuqezinjtë nga ana e tyre kanë shtuar presionin në pjesën e dytë duke shënuar dy gola me Giroud në minutat 75-të e 78-të.

Sfida ka pasur shumë tension ashtu siç pritej duke qenë se gjatë saj janë marrë gjashtë kartona të verdhë e një i kuq.

Pas fitores së sotme, Milani e sheh veten vetëm një pika larg Interit që kryeson ende ndërsa Napoli i vendit të tretë qëndron më poshtë por është krejtësisht në garë për kreun.

Këta të fundit luajnë nesër ndaj Venecias në transfertë.