Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: PD dhe LSI do qeverisnin me një program të përbashkët


Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, Oerd Bylykbashi deklaroi në emisionin “Log.” se Partia Demokratike dhe LSI do të qeverisin me një program të bashkuar pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ai tha se kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes ndërsa shtoi se me datë 26 Prill, Meta do dekretojë opozitën si shumicë për të qeverisur vendin.

“Qëllimi i opozitës ka qenë të rrëzojmë Edi Ramën. Rama i bëri të gjitha për të hequr koalicionin dhe më pas i rimbylli listat. A është Edi Rama vetëm dhe ne jemi në koalicion. Ka një arsye pse Edi Ram është vetëm.

A ka ndonjë çudi për qeverisjen e Edi Ramës në këto katër vite vetëm. PD është partia kryesore e opozitës. LSI është parti e rëndësishme. Më datë 25 opozita fiton. Me datë 26 koalicioni i partive që ka më shumë mandate i propozon kryeministrit Lulzim Basha presidentit Ilir Meta dhe ai e dekreton.

Pjesa më e bukur që ka politika është marrëveshja. Ne kemi rënë dakord me LSI për të rakorduar programet që t’i paraqitet parlamentit si program qeverisës”-tha Bylykbashi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *