Vendosni fjalën kyçe....

8 viktima e të paktën 100 të plagosur në Egjipt pasi treni doli nga shinat


Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pasi një tren doli nga shinat në veri të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro të dielën.

Sipas një deklarate nga Autoriteti Kombëtar i Hekurudhave, treni i pasagjerëve Kajro-Mansura doli nga shinat në qytetin e Qalyubia.

Ai nuk pohoi ndonjë viktimë, por një burim zyrtar në kushte anonimiteti tha se bëhej fjalë për 8 viktima  të paktën 100 të lënduar. Në vendin e ngjarjes dhjetëra ambulanca e ekipe të emergjencave.

Muajin e kaluar, dy trena u përplasën në Sohag të Egjiptit, duke vrarë 18 vetë dhe duke plagosur shumë të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *