Vendosni fjalën kyçe....

Spartak Braho: Do ta tresim fare LSI-në në zgjedhje, Meta mund të krijojë vetëm çeta vagabondësh


Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Beratit, Spartak Braho, ka deklaruar nga Skrapari se nuk do të lërë asnjë zgjedhës të votojë për LSI-në.

“Nuk do i lë asnjë zgjedhës Monika Kryemadhit që të votojnë për LSI. Do ta tresim fare.”– tha Braho.

Në takimin elektoral të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në Skrapas, Braho kërkoi vota për Partinë Socialiste. Ai sulmoi presidentin e vendit Ilir Meta, duke thënë se ai është çmendur dhe se ai s’ka asgjë të përbashkët me skraparlinjtë e vërtetë.

“T’ja japim mundësinë prapë të majtës, PS të qeverisë dhe katër vjet të tjera, përsëri Edi Rama. Më vjen keq ta them por na është çmendur ish-kryeministri jonë i dikurshëm, presidenti jonë i sotshëm.

Filozofia e Ilir Metës është bonopartizmi, puçizmi. I thashë një ditë në tv, ti nuk bën më, s’ke bërë asgjë për Skraparin megjithëse ke që nga mosha 30 vjeç, as për Çepanin s’ka bërë, sot atje shkohet vetëm me gomar.

Do dalë do marrë pushkën Meta dhe mburret se si pasardhës i Cepanit që luftuan në luftën e Vlorës, është e vërtetë që ka pasur 6 mijë skraparlinj në luftën e Vlorës por Meta nuk e njeh mirë historinë, s’ka pasur çetë Çepani, çeta ka qenë e gjithë Skraparit, Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh jo çetë patriotësh.

Thashë më vjen shumë keq që flas me këto fjalë e ai s’ka asgjë të njëjtë e të ngjashme me Skraparlinjtë e vërtetë.” tha Braho.