Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim thirrje: Nëse blini votën duhet të shkoni në burg


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim 12 ditë përpara zgjedhjeve ka bërë thirrje që të mos shitet dhe të mos blihet vota.

Fillimisht gjatë intervistës së saj për emisionin “Përballë” në RTSH, ambasadorja bëri thirrje që qytetarët të mos shesin votën pasi jeta e tyre vlen më shumë.

Ndërsa për personat që blejnë votën Kim thotë se nëse kapen do shkojnë në burg. Më tej ajo i bëri thirrje prokurorëve shqiptarë të marrin seriozisht detyrat e tyre.

Nëse dikush s’ka bërë asgjë për ty, përveç gjërave të tmerrshme, duke vjedhur nga publiku për 4 vjet apo sado gjatë dhe pastaj para zgjedhjeve vjen dhe paguan faturat e tua ose të jep një iPhone të përdorur, e dini, ju vleni më shumë se kaq. Shqipëria vlen më shumë se aq. Fëmijët e Shqipërisë vlejnë më shumë se aq prandaj ky  një çast i vërtetë. Mos e merrni lehtë; mos shisni votën; mos u përpiqni të blini një vote dhe nëse e blini, duhet të shkoni në burg dhe shpresoj se prokurorët kudo në vend do t’i marrin detyrat e tyre seriozisht” – tha Kim


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *