Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Mamurras, dy policët e qytetari u qëlluan nga kolegu me armën e shërbimit


Dy efektivët e policisë dhe qytetari u plagosën nga një tjetër polic në Mamurras.

Sipas njoftimit paraprak të bluve të Kurbinit, një nga efektivët që ishte në vendin e ngjarjes ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë përplasjes mes patrullës e disa personave duke plagosur dy kolegët e tij dhe një nga personat e përfshirë në koflikt.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Mamurras ndërsa deri tani janë shoqëruar dhjetëra persona. Patrulla e policisë ka kërkuar të ndalë një mjet për verifikim.

Pasi personat brenda tij kanë kundërshtuar, ka pasur një përplasje fizike. Forca të shumta policie e RENEA kanë shkuar në qytetin e Mamurrasit e kanë ngritur pika të shumta kontrolli.

Njoftimi

“Policia Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Specialistë të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna intensive në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe po marrin dëshmi, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje.

Informacion më të detajuar do të japë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në përfundim të veprimeve të para hetimore.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *