Vendosni fjalën kyçe....

Nesër rifillojnë fluturimet me Britaninë, TIA njofton hapat që duhet të ndjekin udhëtarët


Ditën e nesërme rifillojnë fluturimet me Britaninë e Madhe pas ndryshimeve të masave anti-covid nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Tirana International Airpot ka njoftuar masat që duhet të marrin parasysh udhëtarët drejt Anglisë.

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:
1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.
2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit
3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Referohuni ju lutem edhe këtij linku.
https://quarantinehotelbookings.ctmportal.co.uk/
4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.
https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk…
5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri
”- njofton TIA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *