Vendosni fjalën kyçe....

Tritan Shehu i kujtoi shkeljet e rregullores, Nikolla i ndërpret fjalën


Prej orës 18:00 ka nisur seanca e parë parlamentare e sesionit të ri në Kuvend.

Që në seancën e parë është shënuar një përplasje mes shumicës dhe opozitës, me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që ka ndërprerë fjalën deputetit demokrat Tritan Shehu që e mori për procedurë.

Shehu kërkoi t’i kujtonte Nikollës që edhe në sesionin e ri vijon me shkeljet e vjetra.

Erdha me mendimin që do korrigjohen gabimet, por po shkelet rregullorja. Nuk ka asnjë element përmirësimi. Po shkelet rregullorja, po vazhdon të shkelet procedura dhe s’ka asnjë element të përmirësimit të saj. Jo vetëm që nuk kaluam në këtë seancë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë”, ishin fjalët e deputetit të PD, i cili u ndërpre nga kryetarja menjëherë.

Jo, ju lutem kjo nuk është procedurë”, tha Nikolla.