Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj sulmon Bashën: Kukull e Saliut e Ilirit, ne na duhet një lider i fortë e jo një çun mami


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nga një takim elektoral në Vorë sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha, duke e quajtur “kukull” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të presidentit Ilir Meta. Sipas Veliajt, Basha nuk merr dot asnjë vendim vetë.

Ai u bëri thirrje votuesve që të votojnë për Partinë Socialiste, dhe t’u lënë edhe 4 vite pushim demokratëve që sipas tij janë shumë të stresuar.

“Unë them meqë këta janë shumë të stresuar, se Luli s’vajti dy vjet në bashki dhe këta ikën të gjithë dy vjet nga Parlamenti, t’u japim dhe njëcik pushim, ti japim edhe 4 vjet pushim dhe t’i japim edhe një mandat Edi Ramës që të punojë këto 4 vite, meqë e përballon stresin, meqë nuk ankohet, meqë do të ecë përpara, ka ambicie e ka vizion. Na duhet një lider i fortë, nuk na duhet një qullac, nuk na duhet një çun mami, nuk na duhet një njeri që duhet ta zgjojnë në mëngjes për të shkuar në punë, nuk na duhet një njeri që e tërheqin prej hunde familja e gruas, nuk na duhet një njeri që del nga shtëpia e vet e s’ka as votën e familjes së vet. Kur nuk ke votën e familjes tënde, kur të tërheq kunati prej hunde.

E keni parë që nuk del më në evente me Saliun dhe me Monikën, se i kanë thënë këta këshilltarët që t’i gënjejmë njerëzit edhe nja dy javë, që ta harrojnë që ti je ‘kukulla’, manekini i Saliut edhe Ilirit, dhe po e hëngrën le të vijnë ata prapë.

Ndërkohë ne e dimë se kush është mbrapa. Ai s’merr asnjë vendim vetë. I thotë Ilir Meta s’kape, ai shkon tek zyrat e FRD-së, i thotë Saliu skape, i bën thirrje Edi Ramës të ndalojë grevën në Rinas. O shoku zgjohu, nuk është Edi Rama që e bën grevën në Rinas.”- tha Veliaj nga një takim në Vlorë ku prezantoi kandidatin Fidel Ylli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *