Vendosni fjalën kyçe....

Studimi norvegjez mbi AstraZeneca gjen lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut


Efektet anësore serioze dhe potencialisht vdekjeprurëse janë përcaktuar në nivele ‘të larta’ të antitrupave, megjithatë mekanizmi i saktë që shkakton gjendjen mbetet i panjohur. Sidoqoftë, studimi thuhet se ka pasoja për vendimin e Norvegjisë nëse do të vazhdojë vaksinimin me AstraZeneca.

Një studim nga Spitali Universitar i Oslos ka treguar një lidhje midis vaksinës së AstraZeneca kundër COVID-19 dhe mpiksjeve të rënda të gjakut, numrit të ulët të trombociteve dhe hemorragjisë, gjë që çoi më parë në ndalimin e vaksinës në dhjetëra vende europiane. Studimi është botuar të premten në ‘The Neë England Journal of Medicine’.

Studimi gjithashtu tregoi se mungesa e trombociteve e shkaktuar nga vaksina në mpiksjen e gjakut mund të jetë më e shpeshtë sesa ajo e gjetur në studimet e mëparshme që shqyrtojnë sigurinë e tij.

Brenda 10 ditëve nga vaksinimi, Spitali Universitar i Oslos trajtoi pesë persona, fillimisht të shëndetshëm, që kishin nivele shumë të larta të antitrupave kundër trombociteve, gjë që besohet të jetë arsyeja e drejtpërdrejtë për përgjigjen e fortë imune. Tre nga këta pesë persona janë tani të vdekur, ndërsa dy janë shëruar plotësisht, shpjegoi mjeku kryesor në departamentin e sëmundjeve të gjakut Pål Andre Holme për median kombëtare NRK.

Katër nga pesë pacientët ishin gra të moshës 32 deri 54 vjeç. Një javë pas vaksinimit, ata përjetuan dhimbje koke, dhimbje barku dhe dhimbje shpine përpara se të sëmureshin rëndë, shpjegoi kryemjekja Nina Haagenrud Schultz dhe autori kryesor i studimit.

Studiuesit nuk ishin në gjendje të gjenin ndonjë emërues të përbashkët midis pesë pacientëve përveç vaksinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *