Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Narko-banditë me uniformë i vënë shkelmin në fyt protestuesit paqësor


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj një rasti të pretenduar dhune nga policia në Tiranë, duke e cilësuar atë si “akt kriminal”.

Sipas Berishës, një 37-vjeçar nga Shijaku, Edison Shyti, është dhunuar gjatë arrestimit në bulevard nga disa efektivë policie. 

Postimi:

Narko-banditë me uniformë i vënë shkelmin në fyt protestuesit paqësor!

Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të gangsterve të Edi Ramës.

Miredita Doktor, ju uroj shendet !

Mbreme asistova nder te tjera tek Komisariati nr 6 ne Tirane, nje shtetas qe eshte dhunuar barbarisht nga policia ne momentin kur e kane arrestuar ne Bulevard.

Ky eshte Edison Shyti, 37 vjeç, nga Shijaku, i cili u arrestua në Komisariatin nr. 6 mbreme, i dhunuar barbarisht nga policia kur eshte arrestuar ne Bulevard, para se te futej me dhune ne makinen e policise.

Ka deklaruar ne proces verbal, se eshte dhunuar nga 4-5 police, dy here. I kane vene shkelmin ne qafe deklaroi…