Vendosni fjalën kyçe....

Ministri britanik: Adoleshentët mund ta bëjnë vaksinën nëse duan edhe pa pëlqimin e prindërve


Fëmijët mund ta bëjnë vaksinën Covid-19 edhe nëse prindërit e tyre janë kundër, tha ministri britanik

I pyetur nga gazetari Tom Newton Dunn i ‘Times Radio’ se çfarë do të ndodhte nëse prindërit e një adoleshenti i thonë jo vaksinimit, por adoleshenti është dakord, ministri i Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, Nadhim Zahawi, tha se ata ende do të jenë në gjendje të bëjnë një të tillë edhe pa lejen e prindërve.

Duke pretenduar se NHS (National Health Service) ‘është vërtet e praktikuar mirë në këtë sepse ata kanë bërë programe imunizimi në shkollë për një kohë shumë të gjatë,’ i tha Zahawi gazetarit.

Më tej ministri shtoi se ‘ajo që ju në thelb bëni është të siguroheni që klinicistët ta diskutojnë këtë me prindërit, me adoleshentin, dhe nëse ata konsiderohen se janë në gjendje të marrin një vendim që është kompetent, atëherë ai vendim do të shkojë në favor të asaj që adoleshenti vendos të bëjë’.

Më tej gazetari e pyeti ministrin: “Pra, për të qenë të qartë, adoleshenti mund të anashkalojë mungesën e pëlqimit të prindërve? Nëse një adoleshent me të vërtetë dëshiron një vaksinë dhe është vetëm 15 vjeç, prindërit thonë jo, adoleshenti mund ta bëjë këtë?”.

Zahawi u përgjigj, “Ata do të duhet të jenë kompetentë për të marrë atë vendim, me të gjithë informacionin në dispozicion.”

Çuditërisht, në të njëjtën ditë, Zahawi i tha Sky News se fëmijët do të kërkonin pëlqimin e prindërve për t’u vaksinuar kundër Covid-19.