Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër HEC-eve, kandidati i VV-së në Lezhë: Lironi qytetarët e arrestuar


Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme kundër HEC-it në Thirrë dhe përplasjes me policinë janë arrestuar dhjetëra qytetarë.

Kandidati i VV-së në Lezhë Iljaz Shehu i cili garon si i pavarur në këtë qark, i cili ishte vetë pjesëmarrës në protestë bën thirrje që të lirohen qytetarët e arrestuar.

Shehu thotë se protestuesit janë arrestuar dhjetëra kilometra nga vendi i protestës.

Postimi i plotë:

Lironi aktivistët!

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot iu bashkuan qytetarëve të Thirrës në protestën e tyre kundër HEC-it dhe kundër të gjithë HEC-eve nëpër Shqipëri, që në aleancë abuzive me qeverinë kanë përvetësuar pasuritë publike dhe po i shkatërrojnë ato.

Mbas mbylljes së protestës, dhjetëra kilometra larg vendit të protestës policia e shtetit i ka ndjekur aktivistët në mënyrë tinëzare, duke i ndaluar më tej dhe duke i shoqëruar për në Komisariatin e Lezhës.

Ky pushtet nuk ka qenë kurrë më gabim se tani, kur krijon idenë se mund të na stepë me shoqërime dhe arrestime. Kjo ne na bën edhe më të vendosur për ta vazhduar më tej atë që kemi nisur.

Aktivistët janë krenaria jonë, të guximshëm, të fortë, të mençur e të pjekur; të vendosur përballë një pushteti në ikje, të panikosur, e që për të fshehur frikën ekspozon muskujt.

Nga ky pushtet nuk presim asgjë. Kurse Policisë së Shtetit i bëjmë thirrje që të mos vendoset në funksion të këtij pushteti.

Lironi aktivistët menjëherë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *