Vendosni fjalën kyçe....

Basha poston foton me kampionen Shkodrane: Kudo fryn era e ndryshimit


Një ditë pas vizitës së tij në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një postim për të treguar ndjesitë e mira që ka marrë ai nga takimet që ka zhvilluar atje.

Ai shfaqet në një foto krah një vajze të re të quajtur Kismete, e cila është një sportiste dhe aktiviste e shkëlqyer sipas tij, e cila ka marrë dhe vlerësime dhe kombëtare e ndërkombëtare.

Basha shprehet se në çdo qytet, fshat dhe në çdo cep të Shqipërisë që ka vizituar, fryn era e ndryshimit.

“E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.

Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë.”- shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *