Vendosni fjalën kyçe....

U shoqërua në polici dhe u la i lirë, zbardhet dëshmia e ish-kreut të Aviacionit Civil për pezullimin e punës në Rinas


Pasi u shoqërua dhe u mor në pyetje nga policia mbrëmjen e kaluar, lidhur me situatën në Rinas, zbardhet dëshmia e ish-kreut të Aviacionit Civil, Petrit Sulaj.

Sipas televizionit “News 24”, Sulaj u thirr për të dëshmuar lidhur me bllokimin e punës së kontrollorëve në Rinas, pasi u zbuluan disa biseda mes tij dhe kontrollorëve. Mirëpo Sulaj mohon të ketë patur rol në vendimarrjen e kontrollorëve për pezullimin e punës.

“Nuk kam pasur asnjë rol në këtë vendimmarrje. Kam njohje personale me disa prej kontrollorëve dhe ndaj vijon dhe komunikimin me ta.”- është shprehur ai sipas “News 24”.

Madje ai vetë ka theksuar se si ish-drejtor është kundër braktisjes së punës në një sektor kaq jetik që është hapësira ajrore.

Ndërkohë po mbahen në paraburgim tre kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Më shumë se 48 orë pas pezullimit të punës, sot në orën 09:00 më në fund kanë nisur fluturimet e udhëtarëve me ndihmën e kontrollorëve të huaj që kanë ardhur nga Turqia dhe një pjesë nga Greqia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *