Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Në kabinetin tim, s’do ketë asnjë anëtar që ka shërbyer më parë


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se në qeverisjen e tij nuk do të ketë anëtarë të kabinetit, që kanë shërbyer në të kaluarën.

Gjatë një interviste në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, Basha tha kabineti i tij do të përbëhet nga anëtarë me integritet e profesionalizëm.

“Në qeverisjen time nuk do të ketë anëtarë të kabinetit, që kanë shërbyer në të kaluarën, por do të ketë anëtarë me integritet, me profesionalizëm, që do të jenë në gjendje të mbajnë peshën e përgjegjësisë.

Do të përbëhet nga individë, zonja e zotërinj të spikatur, në fushat e tyre profesionale, që do të bëjnë të mundur krijimin e një kulture të re politike. Kjo na karakterizon neve si ekip, por edhe mua.”– tha Basha.

Ndërsa shtoi se po nuk i mbajti premtimet e bëra, nuk do të kërkonte një mandat të dytë.

“Është shansi i shqiptarëve që më 25 prill jo thjesht të largojnë atë që nuk durohet më, por të zgjedhin me votë për ndryshimin. Garancia që unë jap është se pikat e këtij plani do t’i realizojmë një për një dhe nëse nuk i realizojmë, unë nuk do të kërkoj mandat të dytë. Është pjesë e kulturës europiane që do sjellim.”- tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *