Një aksident i ka marrë jetën një personi në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Drithas.
Një makinë me drejtues shtetasin L.T ka përplasur këmbësorin K.H i cili është transportuar në spitalin e Korçës për mjekim.
Shtetasi K.H nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”-njofton policia.
Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen në qarkun e Korçës i shkaktuar nga përplasja e makinës me këmbësorë.