Kandidati në listën e qarkut të Tiranës për Lëvizjen Socialiste për Integrim ka treguar pse qytatarët duhet të votojnë atë për shkak të numrit 23 që mban.
Lemi Muçaj thotë nr.23 është numër fati dhe në Kinë ai është mashkulli ideal.
Muçaj vijon me shpjegimin e tij për mistikën e numrit të tij duke thënë se gjaku e bën qarkullimin e plotë për 23 sekonda.
“Nr 23 është nr Fati
Sipas Fesë Islame Muhamedit i ka zbritur Kurani gjatë 23 viteve.
Në Kinën e lashtë nr 23 tregonte mashkullin ideal.
Gjaku bën qarkullim të plotë tek njeriu për 23 sek.
Çdo prind i jep fëmijës nga 23 kromozome, dhe është kromozoni i 23-të ai që përcakton gjininë”-shkruan Lemi Muçaj.