Vendosni fjalën kyçe....

Thano debat me Spiropalin: Betoni i Rilindjes Urbane nuk e ka rikthyer shpresën, njerëzit vijojnë të ikin


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryeredaktori i gazetës DITA, Adrian Thano kanë debatuar mbi “Rilindjen Urbane” në emisionin “Zgjedhje 2021” në Vizion Plus.

Spiropali lavdëroi punën e PS-së me Rilndjen Urbane duke vënë në dukje ndryshimet në qendrat e qyteteve.

Por nga ana tjetër edhe pse Adrian Thano tha se betoni nuk mjafton për të ngjallur shpresën duke e cilësuar betejë të humbur ndërsa njerëzit vazhdojnë të ikin.

A mjafton betoni për të ngjallur shpresën? Më duket se deri tani për të rikthyer shpresën është një betejë e humbur. D.m.th njerëzit vazhdojnë të ikin. Ju folët për burrni në politikë. A janë mbajtur premtimet në vitin 2013? Është një çështje që ha shumë diskutim. Dje Kryeministri ishte në një fasoneri në Shkodër, dhe dilemës të fasonit ay shiko se unë gjej punëtorë me 300-400 mijë lekë, kryeministri iu përgjigj, lëri ata merr punëtorë nga Bangladeshi sepse vijnë ata dhe punojnë këtu edhe nuk dinë shqip sepse po të dinë shqip dhe nuk bëjnë thashetheme”-tha Thano.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *