Vendosni fjalën kyçe....

Propaganda e Veliajt me Yllin ‘për të bërë për vete’ banorët e Astirit


Pas protestës së sotme në Astir, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjuar banorëve të Unazës së Re.

Veliaj  vazhdoi me propagandën teksa theksoi se  nesër do të bëhet më e mirë, duke e cilësuar projektin një fitore për gjithë Tiranën. Por nuk tha asnjë fjalë se ku do të shkojnë këta banorë pasi banesat e tyre të prishen. 

“Nesër Astiri do jetë më mirë, Unaza e Re do jetë më mirë, Tirana do jetë më mirë dhe gjithë Shqipëria që do të kalojë aty do të jetë më mirë. Nëse kemi mësuar një gjë nga e kaluara është kjo: në Tiranë, sa herë që bëhet punë ka gjithmonë një parti që mbjellin sherr, por sa herë që tejkalohet sherri dhe mbaron puna, fiton i gjithë qyteti. Fitoi Pazari i Ri, fitoi Bulevardi, Lodrat te Liqeni, të gjitha investimet që kemi bërë te Unaza e Vogël. Nëse mbajmë këtë ritëm dhe e trajtojmë vitin 2019 si një vit të mundësive të mëdha, mund të bëjmë mrekulli për qytetin tone”, tha Veliaj gjatë aktivitetit të ndezjes së dritave të festës në “Pazarin e Ri”.

Si e vazhdoi edhe sot Veliaj propagandën?

Veliaj na u shfaq sot  i shoqëruar nga një ‘ish-protestues’, Ylli, i cili kundërshtoi hapur kryebashkiakun e Tiranës për projektin e Pazarit të Ri. Por sot ky i fundit ishte në krahë të Veliajt ‘i lumutur’. Me këtë përzgjedhje Veliaj ka dashur t’u përcjellë banorëve të Astirit se edhe ata pas projektit do të ngelen të kënaqur.

“Mbaj mend kur e filluam punën te Pazari i Ri, se Yllit i qesh buza tani, por para 1 viti e gjysmë sherr që kam bërë unë me Yllin, na duket lule ai te Unaza e Re. Kështu thoshte edhe Ylli, këtu do vritemi, mbi trupin tim, këtu do derdhet gjaku, do ta mbroj me armë. Megjithatë ja ku jemi sot! Me Yllin jo vetëm jemi bërë shokë për kokë, vëllezër, por jemi edhe bashkë-organizatorë të shumë prej gjërave të bukura që ndodhin këtu. Për të gjithë ata që si Ylli para një vit e gjysmë, bënin zhurmë dhe rrëmujë, bllokonin çdo investim, ja ku është shembulli: sot Ylli është më mirë, Pazari është më i mirë, Tirana është më e mirë”, tha Veliaj.

Por duhet të themi se banorët e Astirit janë të vendosur dhe kërkojnë që nesër ju prishen banesat duan dëmshpërblim sipas çmimeve të tregut.

“Poshtë hajdutët”, “Qeveri hajdute”, “Do vijmë,do vijmë do ta gjejmë shtëpinë”, “Turp, Turp”, ishin thirrjet e banorëve sot kundër Veliajt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *