Vendosni fjalën kyçe....

Burri në Australi bëhet kureshtar më shumë se ç’duhet, “puthet” nga oktapodi


Konsiderohet nga biologët të jenë nga jovertebrorët më inteligjentë, oktapodët janë kafshë mjaft kureshtare.

Por një gjeolog australian pa një anë tjetër të krijesave detare, kur një oktapod mbrojti shtëpinë e tij në Australinë Perëndimore në mënyrë agresive.

Më 18 mars, 34-vjeçari Lance Karlson ishte duke ecur në plazh dhe duke kërkuar diku për të notuar me vajzën e tij dy-vjeçare në gjirin Geographe, një vend i njohur për zhytje rreth 140 milje në jug të Perth.

Teksa ai po filmonte në ujë u përball me një oktapod, që u hodh i zemëruar në trupin e tij. Karlson e postoi videon e tij në Instagram, ku deri tani është parë 60,000 herë.

Oktapodët dihet që nxjerrin një substancë të ngjashme me bojën kur ndihen të kërcënuar. Brenda një minute, një gjurmë e madhe e një tentakule oktapodi u shfaq në qafën dhe shpinën e Karlson.

Ky i fundit arriti të shkëputej dhe shkoi deri në dhomën e hotelit ku përdori një shishe Coca-Cola për të qetësuar dhimbjet e shkaktuara nga oktapodi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *