Vendosni fjalën kyçe....

Shkohet në raundin e tretë, Vjosa Osmani nuk zgjidhet presidente as në raundin e dytë


Vjosa Osmani ka dështuar të zgjidhet presidente e Kosovës edhe pas raundit të dytë të votimit.

Ajo mori 67 nga 82 vota të hedhura në kuti, 11 fleë votimi u shpallën të pavlefshme ndërsa 4 vota ishin për kandidatin tjetër në garë, Nasuf Bejta.

Bie në sy se në raundin e dytë kishte një deputet më shumë që votoi ndërsa Vjosa Osmani mori dy vota më pak.

Po kështu kandidati tjetër Nasuf Bejta, që në raundin e parë nuk mori asnjë votë, në raundin e dytë mori katër vota.

Do duhet raundi i tretë i votimit për të përcaktuar nëse Osmani do bëhet presidente e vendit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *