Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Durrësi: Kush ka përfituar padrejtësisht nga tërmeti do hetohet, rindërtimi peng i korrupsionit të Ramës


Kreu i PD-së ka thënë sot nga Durrësi se qeveria e re do ecë me ritme të shpejta për sa i përket rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Basha zhvilloi një takim me banorët e qytetit bregdetar ku theksoi se rindërtimi në zonat e dëmtuara ka mbetur peng i korrupsionit qeveritar.

“Jo vetëm kemi menduar një plan por ne kemi sjellë së bashku ekspertët më të mirë të vendit. Emra shumë të njohur, arkitektë, urbanistë, inxhinierë, konstruktorë, figura të njohura kombëtare me përvojë të jashtëzakonshme përfshirë këtu edhe durrsakë, të cilët janë trajnuar apo rikualifikuar në qendrat e  ekselencës në Europë, në disa prej fushave kryesore që kanë të bëjnë me rindërtimin, në planifikimin dhe riplanifikimin urban, në fushën e arkitekturës dhe të inxhinierisë së ndërtimit dhe në fushën e rikuperimit nga fatkeqësitë natyrore, nga tërmeti dhe nga fatkeqësitë natyrore në tërësi.” – tha Basha.

Sipas kryedemokratit, grupit të ekspertëve që do merret me këtë çështje i është dhënë detyra që të përshpejtojë procesin e rindërtimit.

Basha shtoi se livrimi i fondeve nga  BE-ja dhe shkak për këtë është qeveria e Ramës, si një ndër më të korruptuarat në botë.

“Detyra kryesore që iu është dhënë është si do të përshpejtojmë procesin e rindërtimit, i cili si çdo gjë në vend ka mbetur peng i interesave korruptive, ka mbetur peng i interesave financiare dhe i lobingjeve personale dhe vetjake të një grushti pushtetarësh dhe një grushti tjetër njerëzish të lidhur me ta. Jo vetëm kaq, por ky grup pune ka marrë për detyrë që të hartojë edhe një dokument i cili do të provojë bazën e një bashkëpunimi të ri me Bashkimin Europian dhe  donatorët e tjerë. Siç e keni vënë re dhe ju nga konferenca e donatorëve deri më sot lëvrimi i fondeve ka qenë pothuajse inekzistent, arsyeja për këtë është fare e thjeshtë, nuk kalojnë muaj pa u botuar raportet ndërkombëtare që e cilësojnë qeverinë e Edi Ramës më të korruptuarën në botë.” – shtoi Basha.

Sipas Bashës, të gjithë personat që kanë përfituar nga tërmeti padrejtësisht do hetohen nga një komision parlamentar.

“Ashtu të mos gënjehen në këto ditë që kanë mbetur. Me 25 prill garancia që procesi i rindërtimit të ecë me shpejtësi në të gjitha aspektet, qoftë në shtëpitë individuale, në qytet apo në fshat, qoftë në pallatet e banimit në ndërtesat e mëdha në qytete, garancia e vetme është ndryshimi, është të votojmë për ndryshimin dhe ti hapim rrugë një ekipi ekspertësh dhe jo një ekipi hajdutësh. Edhe abuzimet e bëra deri tani të jeni të sigurt që do të referohen dhe do të ndiqen me përparësi, brenda tagrit të ekzekutivit të nesërm, brenda tagrit të parlamentit të nesërm. Parlamentarët tanë nga Durrësi, parlamentarët tuaj në parlament që në këtë moment që janë kandidatë, më kanë kërkuar dhe kanë nisur formulimin për të hedhur hapat që janë në tagrin e parlamentarëve për të hetuar në nivel parlamentar por edhe në nivel penal të gjitha abuzimet që janë bërë deri më sot me rindërtimin.” – vijoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *