Vendosni fjalën kyçe....

Mumjet e faraonëve të Egjiptit parakalojnë përmes Kajros, do vendosen në një “shtëpi” të re


Mumjet antike të faraonëve mbretërorë të Egjiptit do të dalin nga vendet e tyre të ‘pushimit’ këtë fundjavë dhe do të parakalojnë nëpër rrugët e Kajros në kërkim të një shtëpie të re.

Ajo që tingëllon si komplot i një filmi është në fakt pjesë e një kremtimi luksoz të historisë së Egjiptit dhe një projekti për të zhvendosur disa nga thesaret e tij më të mëdhenj në një strukturë të re të teknologjisë së lartë.

Të shtunën, mumjet e Ramsesit të Madh dhe 21 të tjerë faraonëve të tij do të marrin pjesë në atë që po quhet si “Parada e Artë e Faraonëve”, një ngjarje e shumë pritur, e organizuar nga Ministria Egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve.

Është raportuar se festimet do të përfshijnë qerre të tërhequra me kuaj, kore që këndojnë në gjuhë të lashta dhe një bollëk yjesh dhe personalitete të filmave, por autoritetet egjiptiane i kanë mbajtur të fshehta hollësitë zyrtare të ngjarjes.

Sidoqoftë, është e vështirë të mbash surprizë një ngjarje të këtyre përmasave, veçanërisht kur provat u zhvilluan kohët e fundit në qendër të Kajros. Egjiptianët e ngazëllyer kapën fotot e mjeteve që mbanin mumjet dhe i hodhën me shpejtësi në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *