Vendosni fjalën kyçe....

Argumenti fals i socialistëve për fletën e votimit


Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot të miratojë propozimin e PS-së për fletën e votimit që do përdoret në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Sipas këtij vendimi, kandidatët në zgjedhje do identifikohen në fletën e votimit me numër dhe jo me emër-mbiemër, një variant i propozuar nga PD-ja.

Një nga argumentet e përdorura nga përfaqësuesi i PS-së gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor, Eridian Salianji, ishte se edhe Kosova ka të njëjtin format të fletës së votimit.

Ai theksoi se ky ishte një eksperiment që duhej provuar edhe në Shqipëri. Në fakt nëse shihet me kujdes, fleta e votimit që është përdorur në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka një tjetër format nga ai që do përdoret në Shqipëri dhe e përbashkëta e vetme është se  kandidatët përfaqësohen nga numra.

Propozimi i PD-së ishte që kandidatët në fletën e votimit të përfaqësoheshin me emër e mbiemër, në mënyrë që cilido votues, pavarësisht moshës të jetë në gjendje që përveç subjektit politik, të jetë në gjendje të identifikojë kandidatin e parapëlqyer edhe nëpërmjet emrit e mbiemrit të tij.

Sipas përfaqësuesit të PD-së, Kaso, ky format e bën më të lehtë votimin si dhe shmang ngatërresën gjatë votimit.

Fleta e votimit në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

Fleta e votimit e miratuar sot nga Kolegji Zgjedhor për zjedhjet e 25 prillit në Shqipëri


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *