Vendosni fjalën kyçe....

Ndaj Bardhok Pllanajt u qëlluan 40 plumba, në mjetin e djegur gjenden dy armë zjarri


Ndaj mjetit me të cilin udhëtonte Bardhok Pllanaj janë qëlluar 40 plumba.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjetur 40 gëzhoja që i përkasin armës së përdorur në vrasjen e bisnesmenit natën e sotme në Shkodër.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur një makinë e djegur tip ‘Volkswagen Passat’ me targa italiane. Brenda saj janë gjetur dy armë që dyshohet se i përkasin autorit/ëve dhe janë përdorur në vrasjen e Pllanajt, raporton Report TV.

Pista e parë e hetimit është larje hesapesh për pazarety e drogës. Pllanaj është arrestuar në vitin 2018 ndërsa në vitin 2014, i shpëtoi policisë pasi u fsheh në makinën e Mark Frrokut, asokohe ish-deputet i Partisë Socialiste edhe pse ky i fundit e ka mohuar këtë gjë.

Në vitin 2018 me vendi gjykate atij iu sekuestrua një pallat dhjetëkatësh në Shkodër me vlerë mbi 2 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *